Lajme Shqip Friday, 28 October 2011 17:01

Berlin – Modelja dhe velina italiane, është fotografuar me aktorin e True Blood, Mehcad Brooks.


Canalis po bën të pamundurën për të fituar vëmendjen tek spektatorët amerikanë që mbas performancës së saj në spektaklin “Dancing With The Stars”. Dhe duket se ja ka arritur mjaft mirë, pasi janë vetë mediat amerikane që e kanë ndjekur atë deri në Gjermani.


Mbas historisë me aktorin George Clooney duket se ka nisur një romancë e re, të cilën ajo nuk po heziton ta shfaqë në publik.

Duke shëtitur në këmbë, duke vizituar muze dhe duke bërë pazar, duket se çifti i ri nuk po lodhet aspak! (LajmeShqip.com)