Lajme Shqip Sunday, 11 September 2011 08:34

Modelja, kërcimtarja dhe aktorja italiane Elisabetta Canalis, 32-vjeçare, duket se po e merr veten mjaft mirë pas ndarjes së saj legjendare me aktorin, bosin e beqarëve, George Clooney.

Ajo është shfaqur me poza nudo për revistën PETA.

“Vendosa që të pozoja nudo, pasi kjo gjë gjithmonë provokon reaksion… Nëpërmjet kësaj praktike ‘brutale’ mund të mbash gjallë interesin e njerëzve. Këto kafshë të gjora qethen të gjalla dhe pastaj mbyten vetëm për hir të modës. Kam zgjedhur të jem zëri i atyre kafshëve që nuk mund të flasin. Prandaj nuk do të blej asgjë që ka përmbajtje lëkure apo gëzofi.” (LajmeShqip.com)