Lajme Shqip Saturday, 17 September 2011 14:33

Ditën e sotme Elisabetta Canalis do t’i lëshojë një apel të vërtetë atdhetarëve të saj nëpërmjet programit “Verissimo”.

Canalis ka vendosur që çështjes t’i japë ngjyra patriotizmi, duke i kërkuar italianëve që ta votojnë atë gjatë pjesëmarrjes në “Dancing With the Stars” në Amerikë. Apeli i saj do të jetë:

“Dua t’i bëj një apel bashkëkombasëve të mi pasi unë jam italiane dhe kolegu im i vallëzimit Val Chmerkovsky është rus. Prandaj nuk e  di se sa vota do të arrijmë që të marrim nga publiku amerikan. Prandaj, nëse doni të më ndihmoni ju lutem vizitoni faqen abc.com, regjistrohuni dhe ju lutem, më votoni!

Stërvitem gjashtë orë në ditë me partnerin e mi, për të cilin është hera e parë që del në televizion. Që të dy jemi të panjohur për publikun amerikan prandaj jam pak edhe në siklet. Prandaj pres mbështetjen tuaj…” (LajmeShqip.com)