Lajme Shqip Friday, 09 September 2011 16:40

Pasi ndarja e tyre bëri një bujë të madhe, Canalis flet për herë të parë rreth jetës së saj personale.

“Unë jam një njeri që për çështjen e dashurisë jam me këmbë në tokë, jam në kërkim të atij njeriu që të më falë siguri. Më parë nuk kam patur gusto të mirë për të zgjedhur partnerët… Gjithmonë kam menduar se meshkujt e ftohtë dhe të kontrolluar janë tipi i duhur për mua. Por duhet ta pranojë që Princi Magjepës nuk do të vij asnjëherë për të të shpëtuar… Fundi i një marrëdhënie është i komplikuar. U shpërngula në Amerikë për arsye se nuk mund ta ballafaqoja dot më botën! Të shikoja se si njerëzit përflisnin jetën time ishte e vështirë. Fatmirësisht këtu në Los Angeles kam gjetur qetësinë dhe një punë. Ka qënë një periudhë e vështirë e jetës sime, por që gjithësesi duhet përballuar.”

George Clooney dhe Canalis përjetuan një histori dashurie prej 2 vitesh. Njoftimi për ndarjen e tyre ka qënë një lajm i papritur për të gjithë admiruesit e tyre. Për Clooney-n thuhet se ka gjetur një të dashur të re, Stacey Keibler, pavarësisht se nuk janë fotografuar asnjëherë bashkë dhe nuk është bërë asnjë deklaratë nga ana e tij për këtë çështje. Elisabetta Canalis ndodhet në Amerikë dhe për momentin është pjesëtare në garën me yjet amerikanë në “Dancing With The Stars USA”. (LajmeShqip.com) Previous Item Next Item