|
|
e Mërkurë, 17 Tetor 2012 11:58 17 Maj 2013 23:15
14 Maj 2013 14:21
7 Shkurt 2013 18:26
22 Dhjetor 2012 19:06
13 Dhjetor 2012 16:45
11 Dhjetor 2012 17:13
11 Dhjetor 2012 15:00
7 Dhjetor 2012 16:42
5 Dhjetor 2012 11:40
5 Dhjetor 2012 01:35
Tiranë – Eli Fara thotë se ajo ka zgjedhur një këngë cigane për të konkurruar në festivalin Kënga Magjike pasi ka dashur një këngë me ritëm ballkanik.
Këngëtarja është duke konkurruar në njërin prej festivaleve më të mëdha shqiptare me këngën “Romale”, një bashkëpunim me grupin rom Mangavatu, dhe duket e kënaqur me realizimin e saj.
“Është një këngë cigane, i këndohet lirisë së romëve dhe harmonisë që ata kanë me jetën”, ka thënë ajo për mediat shqiptare.
Sipas Elit, ideja dhe realizimi i këngës ishte i Adi Hilës, po ashtu edhe për bashkëpunimin me grupin korçar rom, një ide që u përqafua menjëherë nga ajo.“Doja një këngë me ritme ballkanike. Në të ndërthuren shumë bukur violina, zëri, muzika…”, ka shtuar këngëtarja.(LajmeShqip.com)