Lajme Shqip Wednesday, 28 September 2011 16:14

Ka përfunduar dhe aventura amerikane e balerinës dhe modeles italiane Elisabetta Canalis në spektaklin “Dancing With The Stars”.

Ish e dashura e George Clooney-t dhe partneri i saj Val Chmerkovsky janë eleminuar gjatë spektaklit të mbrëmshëm.

Canalis pati arritur në balotazh me dy konkurentë mjaft popullor të Amerikës: Chaz Bono, djali i këngëtares Cher dhe David Arquette, ish burri i Courtney Cox.

 

Megjithëse i kishte bërë apel bashkëkombasëve të saj për ta votuar, nuk ka arritur t’i bëj ballë garës së fortë përballë yjeve mjaft popullor për Amerikën.

 

“Dua t’i bëj një apel bashkëkombasëve të mi,” ka thënë ajo, “Pasi unë jam italiane dhe kolegu im i vallëzimit Val Chmerkovsky është rus. Nuk e  di se sa vota do të arrijmë që të marrim nga publiku amerikan, prandaj ju lutem të na votoni.” (LajmeShqip.com)