|
|
e Shtunë, 30 Qershor 2012 13:30 Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar janë në nisje të një studimi për të gjetur nëse stresi mund të shkaktojë çmenduri.
Hetimi i financuar nga organizata Alzheimer do të monitorojë 140 njerëz me para çmenduri dhe të shohë nëse stresi ka ndikuar apo ndikon në gjendjen e tyre.
Kërkuesit do të marrin gjak dhe mostrat e pështymës në intervale gjashtë mujore gjatë 18 muajve të studimit për të matur shënuesit biologjikë të stresit. Rezultatet mund të ofrojnë të dhëna për trajtime të reja ose mënyrat më të mira në menaxhimin e gjendjes.
Njerëzit të cilët kanë dëmtim të lehtë njohës, janë në rrezik në rritje për të shkuar në një çmenduri më të zhvilluar edhe për disa do të mbeten të qëndrueshme dhe të tjerët mund të përmirësohen.
Një studim i mëparshëm suedez me gati 1500 gra, për një periudhë prej 35 viteve, gjeti se rreziku për çmenduri ishte rreth 65% më i lartë tek gratë që raportuan periudha të përsëritura të stresit në moshën e mesme, se sa ato që nuk kishin stres.