Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 18:36

Mbrёmja e sё mёrkurёs mund tё koniderohet spektakolare falё fenomenit tё eklipsit hёnor, si ndёr mё spektakolarёt nё kёto 11 vitet e fundit.

Hija e tokës ka mbuluar tërësisht hënën për 100 minuta.

Pamjet spektakolare tё ofruara nga qielli u panё nё vendin tonё: Europë, Afrikë, Azi dhe Australi. Ky lloj eklipsi ndodh kur hija e Tokës së ndriçuar i bie hënës, e cila merr ngjyrë të kuqe të fortë.

Një ekspert i NASA-s tha se tonaliteti i ngjyrёs së kuqe varet shumë nga karakteristikat e atmosferës, si nga ato që vijnë nga ndotja, po ashtu dhe nga ato të liruara nga fenomenet vullkanike.

Për takimin e radhës me Hënën e kuqe do të duhet të presim deri më 28 shtator të 2015.

Ndërkohë më 1 korrik pritet që të ndodhë një eklips i pjesshëm diellor, që mund të shihet vetëm në Antarktidë.