Lajme Shqip Wednesday, 29 June 2011 16:30

Të gjithë ata që janë përdorues të rrjetit social Twitter, duhet t’ia hedhin nga një sy edhe profilit të Papës. Vatikani ka menduar t’u qëndrojë më pranë me predikime të gjithë besimtarëve të tyre edhe nëpërmjet botës së madhe virtuale të Twitter.

Dje në mesditë Benedikti XVI ka bërë shfaqjen e tij të parë në rrjetin e internetit duke cituar për të gjithë miqtë e tij:

“Të dhashur miq, sapo kam aktivizuar http://j.mp/kuVmov; Ju përcjell lutjet dhe bekimin tim. Benedictus XVI”.

Duke patur madhështinë e këtij rrjeti social, nuk është çudi që në citimet e Papës të shohim komente nga e gjithë bota, qofshin këto ironike apo polemike. (LajmeShqip.com)