|
|
e Premte, 06 Korrik 2012 08:45 Sot nëpër plazhe rrobet e plazhit i sheh të ngjyrave, madhësive e formave të ndryshme. Dhe në fakt, dje ato kanë festuar “ditëlindjen” e tyre.
Hyrja e tyre në modë daton pikërisht më 5 korrik 1946. Pikërisht në këtë inxhinieri francez, Louis Reard prezantoi para botës kostumin e banjës më të voglin në botë, të cilin e pagëzoi me emrin “bikini” nisur nga ngjashmëria që kishte “shpikja” e tij me Ishullin e Bikinit në grupin e ishujve Marshall.
Fillimisht hyrja e re në botën e modës hasi në vështirësi e kritika. Disa e quajtën të tepruar dhe “jo e hijshme për femrat”. Por ajo që do të rrëzonte çdo barrierë e do thyente të gjitha rezistencat kundër bikinit, ishte Brigitte Bardot, e para që pranoi jo vetëm t’i vishte, por edhe të pozonte me to.
E kush e dinte që vite më vonë, veshja e plazhit për femra, e dizenjuar nga një inxhinier do të shndërrohej kaq popullore, e për më tepër do të mbetej me emrin “bikini”, emri që vetë ai e vuri si formë ironizimi e proteste me testet bërthamore që Shtetet e Bashkuara po kryenin në Ishullin e Bikinit.
Foto nga lartësia e Ishullit të Bikinit në Paqësor:

