Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 14:46

Kishte kohë që i mungoi skenës. Tentoi me dy tre këngë rikthimin, por ato nuk i garantuan asgjë

Duket se Adelina Ismaili, kuptoi se skena që ajo dikur e zotëronte tashmë po kërkonte këngëtarë të rinjë. Dhe duke e parë këtë konkurrencë serioze, këngëtarja erdhi nga Zvicrra në Prishtinë me një ofertë për Korab Shaqirin, raporton Magazina.al Adelina Ismaili, kërkoi nga Korabi ta bëjnë një duet bashkë. Madje, sic merr vesh Magazina.al, nga burimet e sigurta, Adelina ia ka bërë me dije Korabit se të gjitha shpenzimet do t`i mbulojë ajo. E tëra cka kërkonte këngëtarja, sipas Magazina.al, ishte që Korabi ta pranonte ofertën. Ky muhabet i bërë në një lokal në Prishtinë në prezencën e katër personave, Adelinës, Korabit dhe dy tjerëve, nuk solli përgjigje ditën e parë. Korabi, sic merr vesh Magazina.al ka kërkuar kohë për të menduar rreth kësaj ideje. Por nuk i është dashur shumë për të refuzuar këtë duet të cilin me gjasë nuk do ta pëlqente as Ilir Shaqiri. Dhe përgjigja përfundimtare për “diven” e muzikës ishte JO.