Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 11:57

Pas dy viteve martesë, këngëtarja e njohur Teuta Kurti do të bëhet nënë. Lajmin për shtatzëninë e saj, e ka pritur me mjaftë kënaqësi për faktin se është e dhënë pas fëmijëve.

“Pas përfundimit të ‘Voice Albania’ për fëmijë, tani kemi nisur përgatitjet për të rriturit dhe muajve të ardhshëm do të fillojnë edhe garat në Shqipëri. Unë do të trajnoj një pjesë të madhe të rinjëve tanë, të cilët më pas do të performojnë në ‘Voice Albania’”, ka thënë ajo në një deklaratë që e transmetojnë mediat shqiptare.

Të rinjtë tanë janë të dhënë pas artit, në audicion sipas Teutës janë paraqitur një numër i madh i tyre dhe numri i atyre që do të zgjedhen për të vazhduar garën do të jetë rreth 60.