Lajme Shqip Wednesday, 10 April 2013 09:25

Gjyqi për divorcin mes Kim Kardashian dhe Kris Humphries, duket se do të përfshijë edhe familjet e tyre.

Daily Mail raporton se nëna e Kim Kardashian, Kris Jenner, do të jetë si dëshmitare gjatë seancave gjyqësore.

Shumë gjyqtarë kanë shqyrtuar edhe mundësinë e thirrjes në seanca të motrave Kardashian, Khloe dhe Kourtney, mirëpo në fund ata kanë vendosur që ato të mos jenë prezente në gjyq.

Humphries dhe Kardashian, përballen në betejën gjyqësore për divorc, gjatë muajit maj.