Lajme Shqip Thursday, 09 May 2013 14:55

Megjithëse modelja Cara Delevingne ka qenë e lidhur me emra të njohur si Harry Styles dhe Jake Bugg, duket se asnjëri nga ta nuk i bëjnë përshtypje. Cara duket se është më shumë e interesuar në femra, më konkretisht në yllin Rita Ora.

Pasiqë ajo ka “shkëmbyer” disa puthje me Siena Miller nëpër fotografi të magazinave të ndryshme, së fundmi modelja e ka bërë po të njëjtën gjë me Rita Orën për “Hunger TV”, raporton Daily Mail.

Lidhja e afërt mes dy yjeve nuk është ndonjë risi. Kujtojmë kur Rita e kishte quajtur Carën “gruaja” e saj.