Lajme Shqip Wednesday, 01 June 2011 11:54

Patty Baena ka akuzuar rёndё familjarёt e saj duke i thёnё se kanё shitur fotot dhe informacionet mbi tё.

Mildred Patty Baena e cila pati njё lidhje dashurie tё fshehtё me Schwarzeneggerin pёr gati 20 vjet, mbas bёrjes publike tё kёtij lajmi ajo ёshtё zhdukur. Po tamam, ёshtё zhdukur!

Nё shtёpinё ku ajo banonte u largua menjёherё si filluan trazirat dhe tani nuk dihet asgjё se ku ndodhet bashkё me katёr fёmijёt e saj.

Kur njё gazetar i TMZ-sё ka shkuar pёr tё intervistuar njё pjesёtar tё familjes ato janё shprehur se donin tё sqaronin se Baena i ka akuzuar ato pёr nxjerrje informacioni nё kёmbim tё pagesёs. Tё indinjuar ata kanё thёnё se nuk mund ta bёnin diçka tё tillё pёr para.

Dhe nё fakt gazetarёt e kanё vazhduar investigimin e tyre nga i cili doli se personi qё ka shitur fotografitё familjare dhe tё dhёna mbi tё ka qёnё ish kunata e njё pjesёtari tё familjes sё saj.

Baena e cila tashmё ndodhet nё njё situatё shumё tё vёshtirё edhe me fёmijёt e saj, po kёrkon qё tё luajё rolin e viktimёs dhe tё mos jetё mё nё qёndёr tё vёmёndjes.

Por nuk ka pёr ta pasur aspak tё lehtё njё gjё tё tillё sepse ajo ёshtё e njohur nё mbarё Amerikёn, mes tё cilёve nuk ka fituar simpati.

Ajo u tregua hileqare duke mos i treguar Arnoldit mё parё pёr fёmijёn dhe mё pas duke dashur qё tё shfrytёzonte nё maksimum kёtё fёmijё qё kishte.

Kjo ngjarje ka bёrё njё bujё tё madhe, jo se nuk ndodhin tё tjera por se kjo ndodhi nё mes njerёzish shumё tё famshёm madje dhe shumё tё respektueshёm. Duhet tё pёrmendim Maria Shriver e cila ishte mbesa e ish-presidentit tё famshёm tё Amerikёs, John Kennedy-t. Ajo ishte njё gazetare profesioniste, numri 1 i radio-televizionit CNN e cila hoqi dorё nga karriera e saj pёr tё ndihmuar bashkёshortin e saj qё tё ngrihej nё karrierё si guvernator i Kalifornisё. Njё sakrificё pёr njё bashkёshort qё nuk ia vlejti fare… Ajo gjatё gjithё kohёs sё pushtetit tё tij ka mbrojtur moralin e Schwarzeneggerit, tё cilin e akuzonin femra tё ndryshme.

Por prushi i kёtij zjarri flinte nёn çatinё e shtёpisё sё saj. Patty Baena solli nё jetё djalin e Arnoldit vetёm 4 ditё mbas lindjes sё djalit tё tij vogёl me Marian. Njё tradhёti qё zgjati nёn hundёn e tё gjithё familjarёve pёr 20 vite rresht.

Dhe ç’mund tё pretendojё Baena mbas gjithё kёsaj? Nёse nuk ka besimin e ish-kunatёs sё saj, besimin e kujt tjetёr mund tё ketё?