Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 21:30

Selena Gomez është dukur mrekullueshëm me një fustan të gjatë teksa dilte nga një mbrëmje darke me shoqen e saj më të mirë nga një restorant në West Hollywood.

Ish ylli i Disney kishte veshur një fustan të gjatë monokrom, në të cilin dukej qartë se ishte pa të brendshme. Fustani i koleksionit David Koma 2016 nxirrte në pah format e përkryera të këngëtares së hitit më të fundit ‘Good For You’, transmeton Koha.net. Duke shoqëruar fustanin me një palë këpucë të zeza me taka të larta, Selena ka shfaqur stilin e saj të sofistikuar.

Selena, 23 vjeçare kishte kapur për dore shoqen e saj të ngushtë, e cila kishte kombinuar një xhaketë të bardhë mbi fustanin e saj të shkurtër.