Lajme Shqip Saturday, 25 June 2011 18:15

Tiranë – Sot mbushen dy vjet që kur artisti i njohur në mbarë botën, Michael Jackson, u nda nga jeta në moshën 50-vjeçare.

Ashtu si për shumë artistë të tjerë me famë botërore, edhe për Jackson numri i disqeve të shitura u rrit ndjeshëm pas vdekjes së tij. Jackson ka shitur më shumë se 16.3 milion këngë të blera nëpërmjet internetit dhe më shumë se 10.6 milion albume në mbarë botën.

Mbreti i Popit vdiq në shtëpinë e tij në Los Angxhelos, pas një ataku në zemër dhe arriti në spital pa frymëmarje. Bashkëpunëtorët e Xheksonit thanë se shkak i sulmit në zemër mund të ketë qenë mbingarkesa fizike dhe psikike, pasi ai po përgatitej për kthimin e madh në skenën muzikore, pas një mungese 12-vjeçare.

Ende edhe sot ka aludime për vdekjen e tij, ndërkohë nën akuzën e vrasjes së Michael është edhe doktori i tij Conrad Murray.