Lajme Shqip Sunday, 07 April 2013 10:49

Vizita e Jay-Z dhe Beyonce në Kubë, ka hapur polemika ndërmjet politikanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“A vetëm pse bëhet fjalë për një çift super të fuqishëm u është dhënë leja? Apo ata kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme që kërkohen për turistët? A kanë marrë viza ata për të vizituar vendin komunist?”. Këto janë pyetjet që kanë shtruar në adresë të autoriteteve amerikane, dy ligjëvënës nga Florida.

Ende nuk kanë marrë përgjigje se si Beyonce dhe Jay-Z kanë arritur në Kubë, pasiqë turistëve, u duhen viza për të vizituar këtë vend. Megjithëkëtë një gjë është e sigurtë, ata shihet se janë kënaqur në shtetin komunist. Të paktën këtë e tregojnë fotografitë që janë publikuar, shkruan Daily Mail.

Administrata e Obamës, ka lehtësuar shumë nga kufizimet kundrejt Kubës në vitin 2011, megjithatë turistët ende duhet të marrin viza për të vizituar këtë vend.