Lajme Shqip Friday, 06 January 2012 12:00

DJ i famshëm John Peel, që njihet si muzikanti i parë që ka krijuar muzikën dubstep, po të dëgjonte këngën e re të këngëtares kosovare Nora Istrefi, do ta quante gjithçka tjetër përveçse dubstep. Megjithatë, Nora Istrefi e njohur për skandalet e shumta vitin e kaluar, e ka nisur këtë vit me publikimin e një këngë që sipas saj është Dubstep.

Në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” ajo e ka prezantuar këtë këngë si një dubstep.

“My new dubstep single produced by Zzap&chrisS and Enis Presheva, videospoti shumë shpejttt ..ka me qenë ndryshe prej krejt klipeve deri tash..stay tunned its gonna be sickk ! LOVE N ps. shpresoj që ka me ju pëlqy”, ka shkruar Nora.

Duke marrë parasysh se muzika Dubstep në Kosovë nuk është aq e famshme, kjo ka bërë që fansat e këngëtares kosovare të mos e hetojnë këtë gjë. Kënga e Nora Istrefit ka pak tingujt e muzikës Dubstep, por mënyra se si ajo e këndon dhe vija melodike nuk ka të ngjarë aspak me Dubstep.

Këngëtarja tjetër kosovare që jeton në Londër, Rita Ora, ka bërë së fundmi një këngë që është më shumë se dubstep. Megjithatë Rita nuk ka marrë guximin që ta quaj dubstep këngën e saj. Ja se si është në zhanrin dubstep kënga e Ritës: http://www.youtube.com/watch?v=YUgbT0srFXQ

Nora, me qëllim apo pa dije, e ka ngatërruar zhanrin e muzikës. Nëse vetëm dëshironi të dini se çfarë është Dubstep, portali LajmeShqip ju sjellë edhe këngën e Norës edhe një set të vitit të kaluar.

Nora, ja çfarë është muzika Dubstep: http://www.youtube.com/watch?v=TY_jl-PiiHM

Ja dhe linku i këngës se Nora Istrefit : http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=jt9CNt_uA3o (LajmeShqip.com)