Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 08:29

Këngëtarja shqiptare që po bën karrierë në Britani të Madhe, Dua Lipa, ka publikuar klipin e këngës së re “Be The One”.

Me stil të ngjashëm me këngën “New Love”, Dua shkëlqen në klipin që pritet të ketë sukses të madh.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Dua ishte shprehur e lumtur për realizimin e këngës së re.

Këngën debutuese “New Love” e kishte lavdëruar edhe grupi i famshëm “Maroon 5”, të cilët e shpërndan klipin e saj në Facebookun e tyre.