|
|
e Premte, 05 Tetor 2012 12:45 9 Tetor 2011 09:00
14 Qershor 2011 12:43
14 Prill 2011 10:15
26 Mars 2011 14:30
Los Anxhelos- Pas periudhës së keqe që kaluan kur Catherine Zeta-Jones u shtrua në rehabilitim për çrregullimin bipolar vitin e kaluar, vetëm disa muaj pasi Michael Douglas kaloi një kancer në grykë, duket se çifti tashmë i ka kapërcyer këto momente të vështira.
Sipas ‘Daily Star’, aktorët e famshëm hollivudianë po mendojnë të martohen sërish bashkë në një ceremoni në Bermuda.
“Ata duan të hedhin pas krahëve vështirësitë që kanë kaluar dhe do të organizojnë një ceremoni private në Bermuda”, shprehet një burim anonim.Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones kanë dy fëmijë: Dylan Michael Douglas (12 vjeç) dhe Carys Zeta Douglas (9 vjeç). (LajmeShqip.com) 