Lajme Shqip Wednesday, 29 July 2015 14:04

Dorëza e famshme e bardhë e Michael Jackson mund të jetë e juaja.

Shtëpia e ankandeve Nate D Sanders është duke e shitur këtë aksesor të paharruar me datë 30 korrik, duke e hapur ofertën me 20 mijë dollarë, transmeton Klan Kosova.

Kur në vitin 1997 Jackson është intervistuar nga Barbara Walters, ajo e ka pyetur se pse e ka mbajtur vetëm një dorëz gjatë performancës se Moonwalk. Jackson i është përgjigjur se dukej më cool me një se me të dyja.