Lajme Shqip Monday, 08 April 2013 10:55

Edhe pse Robert Pattinson dhe Kristen Stewart janë ndarë e janë bashkuar në jetën reale më shumë se në sagën Twilight, çifti janë parë së fundmi në Los Angeles duke shëtitur dorë për dore.

Më në fund, ata kanë filluar të veprojnë si një çift dhe ndoshta në këtë mënyrë do t’u japin fund thashethemeve të shumëta rreth tyre, shkruan Daily Mail.

Çifti, jo vetëm që janë fotografuar dorë për dore dhe të buzëqeshur, por madje ata janë parë të jenë tejet krenarë me njëri tjetrin, përkundër telasheve të vazhdueshme në lidhjen e tyre.