Lajme Shqip Friday, 28 June 2013 20:21

Nëse Mick Jagger nuk do të kishte një karrierë prej rokeri, ai do të bëhej mësues. Ylli i Rolling Stones, i ka thënë Radio BBC se nëse karriera e tij nuk do të kishte të bënte me muzikën, atëherë ai ka pasur alternativat e tij vazhdimisht. Në këto alternative të Jagger, nuk është vetëm të qenit mësues.

Ai ka treguar se kur ka pasur dy momente të vështira në jetën e tij, e ka menduar se do të ishte mirë të bëhej edhe politikan ose gazetar.

Jagger ka arsyetuar dëshirat e tij duke thënë se po të ishte mësues, politikan ose gazetar “karriera e tij do të ishte paksa më intelektuale”.