Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 13:48

Këngëtarja e njohur Alida Hisku ka vazhduar rrëfimin e saj rrëqethës.

Hisku ka guxuar të rrëfejë historinë e saj personale në emër të të gjitha grave të përdhunuara në burgje nga prokurorët dhe sigurimi gjatë diktaturës.

Duke folur gjatë intervistës së dhënë për gazetaren Dhurata Hamzai, Hisku thotë se asnjë nuk mund ta mbronte në atë sistem.

“Kush mund të më mbronte? Dritëro Agolli nuk e bënte dot edhe pse ishte kreu i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ai ishte babaxhan për vete dhe nuk i hynte ndonjëherë muhabeteve të politikës. Dritëroin mezi prisnin ta gjenin me ndonjë dobësi, por ai ishte babaxhan. Mos të mburret njeri kot se ka bërë trimëria. Askujt nuk ja mbante”, thotë Hisku.

Ndërsa më pas këngëtarja tregon edhe një episod që i ka ndodhur kur është nisur për në Gjermani, ku ndodhet edhe tani. Ajo tregon se shoferët e maunave nga Durrësi kanë dashur ta përdhunonin në mes të Beogradit edhe pse ishte me dy fëmijë me vete.

“Pasi hoqa gjithë ato peripeci në Shqipëri, më çuan në Gjermani këta shoferët me maune. Në mes të rrugës së Beogradit deshën të më përdhunonin. I tha njëri, “ti mbaj fëmijët këtu dhe unë ta çoj këtë në maunën tjetër. Unë u zbrita nga makina dy shoferëve nga Durrësi dhe qëndrove në të ftohtë atje në rrugë me fëmijët për dore. Ata u kthyen e më morën. U erdhi keq…

Kur mbërrita në Gjermani u dhashë 200 dollarët që u kisha premtuar për transportin dhe u thashë: Faleminderit dhe mos harroni se keni shpëtuar jetën e dy fëmijëve dhe një të një gruaje që quhet Alida Hisku… Ata u turpëruan se nuk më kishin njohur, ngaqë unë isha veshur si fshatare. Ja kështu bëjnë shqiptarë … I kam shkruar këto të gjitha në librin tim”, rrëfen për shqiptarja.com, këngëtarja Hisku.

“Unë kam qenë vetë dëshmitare. Madje edhe në internim kur duhet të merrej një leje, nëse ishe e sëmurë për t’u vizituar te mjeku në qytet, nuk ta jepnin lejen, po të mos përdhunonin. Askush nuk shpëtonte”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse i mbante mend përdhunuesit Hisku ka rrëfyer skenat e ferrit “Si t’i merrje vesh, të hidhnin një batanije ne kokë dhe… “, duke shtuar gjatë intervistës se “Mbase mund të them të gjitha të dënuarave dhe të internuarave u ka ndodhur. S’mund të flas emra.”