Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 20:49

Dokumentari i shumёpёrfolur pёr vdekjen e Princeshë Dianёs dhe Dodi Al-Fayed-it ёshtё shumё afёr udhёs pёr t’u parё nga publiku.

Keith Allan pёr realizimin e kёtij dokumentari, ‘Vrasja e paligjshme’, ёshtё financuar nga babai bilioner i Al-Fayed-it, Mohamed-i. Pёr transmetimin e kёtij filmi ai ka lidhur marrёveshje me vёnde tё ndryshme si Rusia, Spanja, Belgjika dhe Norvegjia.

Megjithёse nuk ёshtё konkluduar asnjё marrёveshje, sipas producentёve, interes ka patur edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Nё vitin 2007, nё qёndёr tё kёsaj ngjarje ka qёnё vrasja e Dianёs dhe e Dodit pёr shkak tё neglizhencёs sё shoferit tё limuzinёs, Henri Paul dhe tё paparacёve qё ndiqnin çiftin. Por Allen, i cili nё mёnyrё tё fshehtё ka vёzhguar proçesin e investigimit, ka paraqitur njё tablo ndryshe qё reflekton njё komplot tё medias Britanike pёr fshehjen e fakteve kyçe.

Mohamed Al-Fayed, i cili prej kohёsh akuzonte familjen mbretёrore pёr vdekjen e djalit tё tij, vendosi tё financonte projektin e Allan-it pas refuzimit qё i bёnё shumё kompani televizive.

Conor Nolan, i cili punon pёr kompaninё e produksionit tё Al-Fayed, nga kontakte qё ka patur me blerёs tё fuqishёm transmetimi ka thёnё se interesi ёshtё shumё i madh edhe nga Japonia, Italia dhe Australia.

Ky dokumentar nuk do tё lejohet tё transmetohet nё Angli nё qoftё se nuk i bёhen 87 shkurtimet e kёrkuara pёr tё qёnё nё pёrputhje me ligjin.(LajmeShqip.com)