Lajme Shqip Sunday, 21 April 2013 12:17

Babai i këngëtares tashmë të ndjerë, Amy Winehouse, Mitch, si duket nuk ka mbetur aq i kënaqur me versionin e ri të këngës së vajzës së tij “Back to black” që është kënduar nga Beyonce si kolonë zanore e filmit të ri “The Great Gatsby”.

“Nuk mendoj se ajo ka sjellur diçka të mirë. Madje askush nuk më ka pyetur nëse mund të bëjë një version të ri të këngës së vajzës sime. Mirëpo ata do ta paguajnë këtë privilegj që ia kanë ofruar vetës. Nuk mund të them se sa do t’u kushtojë kjo, por mund të them se do t’u kushtojë shumë”, ka thënë Mitch, raporton Daily Mail.