Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 14:04

James Sorby ёshtё njё djalosh 22-vjeçar nga Anglia, qё deri para pak kohёsh nё zanat ishte hajdut.

Por, gjithçka pёr tё ndryshoi pёrgjithmonё gjatё ‘punёs’ sё tij.

Ai kishte hyrё nё njё kabine elektrike pёr tё vjedhur kabllot e bakrit kur e ka zёnё elektriciteti, plot 22 mijё volt! Shpёrfytyrimi i tij nga kjo ngarkesё elektrike qё i ka pёrshkuar trupin, ka qenё aq i madh sa as vajza e tij nuk e kishte njohur!

Sorby i cili e ka pranuar qёllimin e tij pёr tё vjedhur, ka dashur tё japё njё mesazh pёr tё gjithё ata si ‘ai’:

“Mesazhi im ёshtё i thjeshtё: mos e bёni njё gjё tё tillё! Njerёzit mendojnё se ёshtё e lehtё por nuk e kuptojnё se sa budallenj tregohen. Pikёrisht se mё parё mendoja ndryshe, unё kam kaluar  pesё muaj nё agoni.”

James Sorby i cili u dёnua me 12 muaj shёrbim tё detyrueshёm pёr komunitetin, ka kryer pesё operacione tё ndryshme duke pёrfshirё fytyrёn dhe kafkёn e tij.

Ai ka theksuar: “Unё jam akoma gjallё, por nuk do t’ia uroja askujt kёtё çfarё kam kaluar.”