Lajme Shqip Saturday, 20 April 2013 22:45

Ai mund të jetë një nga meshkujt më të ri në familjen Beckham, mirëpo Cruz është po aq përgjegjës sa tjerët.

Kjo sidomos kur vie fjala tek “mbikëqyrja” e motrës së tij Harper, shkruan Daily Mail.

Nga disa fotografi të publikuara, Cruz shihet duke u përkujdesur për motrën e tij gjatë rrugëve në Paris, derisa kanë dalë të bëjnë “shoping” me nënën e tyre, Victoria.

Ndërkohë, Harper Beckham, e cila që prej lindjes së saj vazhdimisht është në fokusin e mediave, për shkak të veshjes së saj, shihet duke u trajtuar si një princeshë nga Rome, Brooklyn, Cruz dhe e ëma Victoria Beckham.

Por, edhe babai i tyre, futbollisti David Beckham, është tejet i kujdesshëm ndaj fëmijëve. Në po të njëjtën ditë, ai ka publikuar fotografi ku shihen djemtë e tij duke stërvitur me të atin në PSG.