Lajme Shqip Friday, 03 August 2012 07:53

Bota e dizenjimit të thonjve është ndikuar edhe nga tendencat e modës. Prandaj në qoftë se po kërkoni një model të ri për të dizenjuar thonjtë tuaj, një motiv leopardi me shumë ngjyra do të ishte idealja për ju.

Kur është fjala për kujdesin ndaj thonjve, kohët e  fundit ju është kushtuar shumë vëmendje, sidomos dizenjove të paraqitura, të sofistikuara, që tejkalojnë imagjinatën e të gjithëve. Të zgjedhurit një model trendi për thonjtë tuaj, nga një shumëllojshmëri e pafund dizenjosh mund të jetë shumë e vështirë. Prandaj kemi vendosur që me anë të kësaj video t’ju sugjerojmë një ide dhe t’ju mësojmë se si të realizoni vetë një dizenjo të veçantë për thonjtë tuaj.

Përveç motiveve të lëkurës së kafshëve, kohët e fundit janë shumë në modë ngjyrat neon të cilat i bëjnë duart tuaja të spikasin dhe të vezullojnë që nga larg. Nëse ky është efekti që ju dëshironi të keni, atëherë dizenjoni këtë model sa më shpejt dhe do të ngeleni e mahnitur nga rezultati juaj. Sigurisht që nëse dëshironi të përdorni ngjyra të shumta në thonjtë tuaj, ato duhet të jenë të gjatë, jo se nuk bëjnë thonjtë e shkurtë, por dizenjimi del më i bukur nëse i keni thonjtë e gjatë.

Ky model i lehtë për t’u dizenjuar do t’ju dhurojë shumë energji, me të cilin do të shfaqni anën tuaj të egër, prandaj pse të mos keni kurajë dhe të dilni nga ai stili juaj monoton me diçka të fortë? (LajmeShqip.com)