Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 11:16

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo i ka dhënë fund martesës 6-vjeçare me bashkëshortin e saj Florian Riza.

Është pikërisht bashkëshorti ai që ka dorëzuar në Gjykatë kërkesë-padinë ku kërkon ndarjen nga këngëtarja për motive që ende nuk dihen.

Kërkesë-padia për divorcin është dorëzuar ditën e djeshme, ndërsa pritet që të gjykohet në ditët në vijim për zgjidhjen e martesës mes çiftit.

Rovena Dilo dhe ish- futbollisti i Partizanit kurorëzuan martesën e tyre në vitin 2009.