|
|
e Diel, 24 Qershor 2012 10:00
Nëse dikush vendosë të mbajë një dietë për të rënë në peshë, të gjithë janë të fiksuar me idenë se duhet të heqin dorë nga karbohidratet. Por kjo nuk është totalisht e vërtetë.
Pasi janë marrë në studim disa lloje dietash është zbuluar se të mbash dietë pa ulur yndyrnat nuk shërben për asgjë. Në këtë mënyrë pesha nuk do të bjerë dhe risku për kolesterolin është i lartë dhe kjo rrit edhe rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare.
Studimi i publikuar nga ‘Nutrition Journal’ ka rezultuar se në Itali rreziku për prekjet nga sëmundjet e zemrës është i lartë madje më i lartë tek burrat sesa tek gratë.
Përsa i përket studimeve që janë bërë në zonën e Svezias konsumi i yndyrnave ka rënë me 3% tek meshkujt dhe me 4% tek femrat dhe gjalpi është zëvendësuar me produkte të tjera të cilat përmbajnë më pak kolesterol dhe yndyrna.
Kjo ka bërë që të reduktohen rastet e sëmundjeve të zemrës dhe që personat të bëhen më të kujdesshëm me atë çka konsumojnë.