Lajme Shqip Friday, 12 April 2013 12:40

Dhurata Ahmetaj ka premtuar se ajo do të vijë me një këngë dhe videoklip të ri së shpejti.

Këngëtarja kosovare tashmë ka përfunduar këngën e re, të cilën sërish e ka realizuar me kompaninë produktive të Bleros, dhe tash është duke përgatitur videon.

“Jam duke u përgatitur për videoklipin e një kënge të cilën e kam përfunduar tashmë. Është e punuar prej Blero Entertaimant, kompani kjo e cila më ka nën menaxhim. Klipin kemi vendosur ta realizojmë me produksionin ‘Asha’”.

“Deri tani nuk kam punuar asnjëherë me të njëjtin produksion dhe mendoj se kjo është mirë, pasi që dua ta shoh punën e të gjitha produksioneve në mënyrë që të shoh ku do ta gjej veten më mirë. Pas kësaj kënge do të vijë edhe me një bashkëpunim gjatë verës”, ka thënë Dhurata , në një deklaratë që e transmetojnë mediat shqiptare.