Lajme Shqip Monday, 15 April 2013 08:56

 

Një fushatë nga kundërshtarët e ish kryeministres britanike Margaret Thatcher për ta vendosur këngën “Ding Dong!The witch is dead” në maje të listës së hiteve britanike, ka dështuar.

Megjithate kënga ka arritur të rënditet në pozitën e dytë. Fushata është bërë në shenjë proteste ndaj vendimeve që kishte marrë kryeministrja për privatizimin, e që sipas kundërshtarëve të saj, këto vendime kishin shkatërruar shoqërinë.

Drejtori gjeneral i BBC-së, Tony Hall, ka reaguar ndaj këngës duke thënë se sipas mendimit të tij, ajo është paksa “joprioritare”, “e shpifur” dhe e “papërshtatshme”.

“Sidoqoftë dua të besoj se do të ishte keq të ndalonim një këngë për hir të lirisë së shprehjes si një nga principet më të rëndësishme”, ka thënë ai, transmeton Reuters.