|
|
e Hënë, 02 Korrik 2012 11:54 Provoni të eksperimentoni në thonjtë tuaj me hijet nga më të ndryshmet që ofron koleksioni ‘Dermelect’. Një produkt i cili do të mbrojë thonjtë tuaj nga dëmtimi dhe do t’ju bëjë të dukeni sa më spektakolare.
Tashmë dihet se një ngjyrë e bukur thonjsh, ju ndihmon të ndjeheni më e sigurtë, më e lumtur dhe më trendy. Kjo markë e guximshme po mundohet të bëjë realitet dëshirën e shumë femrave për të lyer thonjtë pa i dëmtuar ato. Kjo markë synon të shkaktojë një revolucion në kujdesin ndaj thonjve, duke i forcuar ato nëpërmjet produktit ‘Prosina’, që të mos çahen dhe të copëtohen, produkt i cili është i përbërë nga peptide të pasura me proteina të marra në Zelandën e Re.
Një dozë e pasur me vitamina të shëndetshme i siguron thonjve tuaj kujdesin e duhur. Mjafton që të zgjidhni në këto ngjyra përrallore dhe thonjtë tuaj do duken ashtu siç gjithmonë keni ëndërruar.
- Luxurious – e pasur, vetëbesuese.
- Power trip – një përzierje mes ngjyrës së kuqe dhe të rozës së pakët.
- Head Turner – shndritje brilante ngjyrë mandarinë.
- Above it – befasuese si qielli blu.
- Provocative – mahnitëse dhe e freskët.
- Persuasive – ngjyrë bindëse dhe mjaft joshëse.
(LajmeShqip.com)



