|
|
e Premte, 23 Mars 2012 11:34 Vdekja e Whitney Houston është shkaktuar nga mbytja aksidentale, por përdorimi i drogës dhe sëmundja e zemrës ishin gjithashtu faktorë, njoftoi mjeku ligjor, pas rezultatit të analizave.
Zëdhënësi i mjekut ligjor tha se testet e drogës treguan se këngëtarja 48-vjeçare amerikane ka qenë një përdoruese kronike e kokainës. Drogëra të tjera të gjetura në gjakun e saj ishin marihuana, një drogë kundër-ankthit, një relaksant muskujsh dhe një mjekim për alergji.
Njoftimi në këtë mënyrë u jep fund spekulimeve mbi shkakun e vdekjes së Houston.
Por ajo që mbetet ende një pikëpyetje, është se kush i fshehu mjetet që Houston kishte përdorur për marrjen e kokainës? Materialet të cilat janë të paraqitura edhe në fotografi, janë zbuluar nga burime të tabloidit amerikan TMZ, fakte të cilat ishin zhdukur nga dhoma e këngëtares pak para se të mbërrinin autoritetet policore.
Ajo u gjet zhytur në banjën e hotelit të saj në Los Angeles, në prag të ceremonisë të “Çmimeve Grammy” më 11 shkurt të këtij viti. (LajmeShqip.com)
