Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 18:05

Aurela kishte folur pёr njё bashkёpunim me reperin kosovar Mc Kresha. Dhe bashkëpunimi i tyre tani ёshtё nё treg. Pёrveç kёngёs ata kanё realizuar edhe klipin.

Kёnga e cila quhet CA$H mendohet tё kthehet nё njё hit veror. Ajo flet pёr femrat materialiste qё shikojnё tek meshkujt vetёm paratё.

Ndёrsa Tuna vjen me kёngёn e saj ‘Dysheme’ klipin e sё cilёs e ka prezantuar ekskluzivisht pёr emision Prive nё Klan Kosova.

Tuna mbas konfirmimit tё lajmit tё ndarjes nga bashkёshorti i saj ka falenderuar fansat e saj pёr mbёshtetjen. Pavarёsisht stresit qё mund tё ketё kaluar, ajo duket qё nё muzikё ёshtё kthyer fuqishёm.