Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 16:46

I ftuar nё njё program televiziv amerikan, futbollisti anglez me famё botёrore, tha se i pёlqejnё shumё tatuazhet.

Nё studion ku ai ishte ftuar u mor nё pyetje pёr shumё çёshtje qё kanё prekur jetёn e tij kohёve tё fundit.

Bechkam i cili pret tё bёhet baba pёr herё tё katёrt, kёsaj here me njё vajzё, bashkё me gruan e tij Victoria ishin tё ftuar nё dasmёn e Princit William. Ai rrёfehu se nё ceremonitё martesore gjithmonё preket dhe kjo e Princit Willian kishte qёnё shumё emocionuese pёr tё dy vipat. Ai tha se ishte shumё emocionuese tё shikoje njё djalё pёrballё kёtij momenti kaq tё rёndёsishёm, ndёrkohё qё e ke parё tё rritet qё nё fёmijёri me vёshtirёsitё dhe problemet qё koha e rrethanat i kanё krijuar. Megjithёse Victoria ishte shtatzёnё ata nuk e kanё kursyer udhёtimin pёr tё qёnё tё pranishёm nё kёtё eveniment.

Ndёr tё tjera ai ka folur pёr takimin me presidentin Barack Obama si njё eksperiencё e mrekullueshme.

Por kur intervistuesi Craig Ferguson e pyeti: “A ke ndёrmёnd tё bёsh ndonjё tatuazh nё pjesёt e tua intime?”, ai pa ndroje ju pёrgjigj “Akoma jo”.

Beckham tregoi se mania e tij pёr tatuazhe ishte shumё e hershme dhe pёr kёtё gjё mamaja e tij Sandra nuk ishte aspak krenare.

Ndёrkohё ai ёshtё duke kaluar ditё tё vёshtira pasi po hetohet mbas disa akuzimeve pёr thyerje tё rregullave tё qarkullimit. Pёrpara njё muaji Beckham pёsoi njё aksident me kadillakun e tij duke u pёrplasur me njё makinё dhe aksidentuar shoferin e makinёs tjetёr i cili u dёrgua menjёherё nё spital. Nё makinё ai kishte edhe djalin e tij 12 vjeçar Brooklyn, por asnjёri prej tё dyve nuk pёsoi dёmtime. Deri tani ndaj tij nuk ёshtё ngritur asnjё akuzё zyrtare.