Lajme Shqip Sunday, 10 July 2011 15:32

Koncerti i Rihannës, që u mbajt të premten në mbrëmje në Dallas, u desht të përfundonte shumë më herët nga sa ishte planifikuar dhe kjo për shkak të një zjarri që shpërtheu në skenë!

Këngëtarja ishte duke kënduar “California King Bed” kur disa prej paisjeve teknike mbi skenë, morën flakë. Kur ka parë të binin shkëndija zjarri sipër saj, Rihanna është detyruar të largohet me vrap nga skena.

Në më pak se pesë minuta, organizuesit e koncertit e shpallën mbylljen e tij dhe nevojshmërinë e evakuimit të ambientit. Pavarësisht pakënaqësive, askush nuk ka vonuar që të largohet. Pas kësaj ngjarje, Rihanna, në mbështetje të dashamirësve të vet, menjëherë bëri një postim në Twitter: “Dallas!!! Sonte i vumë flakën skenës! Më tërboi shumë ky fakt se po argëtohesha shumë, me të gjithë ju! Pajtetër duhet të kthehem sërish tek ju!”

Përpara se të ndodhte incidenti, Rihanna nuk ishte as në gjysmën e koncertit të saj. Asnjë sqarim nuk u dha se çfarë ndodhi konkretisht. Megjithëse, disa fansa të saj kanë kërkuar rimbursimin për biletat që kanë paguar, mendohet se Rihanna do t’i rikthehet këtij koncerti në Dallas, sërish nga e para. (LajmeShqip.com)