Lajme Shqip Wednesday, 28 October 2015 16:17

Dafina Zeqiri së shpejti do të sjell projektin e saj më të ri.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes Dafit, Lumi B dhe Dj Flow, transmeton Telegrafi.

Kënga do të vijë e realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë nisur nga produksioni “Max Production”.

Këngëtarja përmes profilit të saj në “Instagram” ka zbuluar një pjesë të këtij projekti, që është i pesti me radhë për këtë vit, por jo i fundit deri në fillim të 2016.

Kënga e saj i fundit “Hate you love you”, të cilën e solli me videoklip është mirëpritur mjaft mirë nga fansat duke arritur  edhe një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube”.