Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 11:54

Këngëtarja e shumë hiteve, e mirënjohura Dafina Zeqiri sapo ka publikuar videoklipin e ri të këngës “Your Love”. Ky projekt fillimisht është publikuar në kanalin e saj zyrtar në “You Tube” dhe më pas do të promovohet edhe në kanalet televizive.

Sipas Dafinës kjo këngë është e shkruar nga vetë ajo, meqë siç thotë ka një talent të madh në shkrimin e teksteve. Dafina na paralajmëron se në të ardhmen do të realizojë këngë të shumta, tekstet e të cilave do t’i realizojë pra vetë ajo. Albumi të cilin është duke realizuar, do të jetë me mjaft risi. Ndër të tjera këngëtarja uron që ky projekt i sapoplasuar të pëlqehet në publik. “Shpresoj që sikur projektet tjera edhe ky të pëlqehet nga adhuruesit e mi”, tha Dafina Zeqiri, në një deklaratë për mediat shqiptare.