Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 14:00

Njё adoleshent, tepёr guximtar, ёshtё i pari qё dёnohet me burgim pёr kryerjen e shantazhit nёpёrmjet postёs elektronike dhe krijimit tё sistemit mbrojtёs ndaj skanimit tё Facebook-ut.

Kristen Walker, 18-vjeçar, ka kontaktuar nёpёrmjet postёs elektronike tё Facebook  me njё punonjёs tё ri spitali, pasi zbuloi qё ai kishte shkёmbyer mesazhe me tё dashurёn e tij.

Walker i ka shkruar: “Ose unё do tё t’i thyej turinjtё, ose ti do tё mё japёsh 170 Euro. Zgjidh e merr.”

Ky ka qёnё mesazhi kёrcёnues qё viktima ka marrё nga Walker. Vitin e kaluar ai ёshtё takuar me Ëalker nё njё klub nate ku i ka dhёnё shumёn e kёrkuar.

Por filmi nuk ka mbaruar kёtu! Nё mbrёmjen e Krishtlindjes, Ëalker i ka kёrkuar edhe 230 euro tё tjera me kёrcёnimin “pёr tё tё ruajtur kokёn”. Por kёsaj here nga viktima ka marrё vetёm 100.

Disa ditё mё vonё ‘gangsteri’ i ka kёrkuar edhe 170 euro tё tjera “si njё bonus pёr punёn e mirё qё ai kishte bёrё pёr Kishtlindje”.

Viktima nё fjalё, i tmerruar ёshtё gjetur nga tё afёrmit e tij duke qarё. Dhe atёhere ai i ёshtё drejtuar policisё.

Kristen Walker, i cili ёshtё babai i njё fёmije 3 -jeçar, e ka pranuar shantazhin qё ka bёrё dhe pёr kёtё arsye ёshtё dёnuar nga Gjykata Burnley Croën me 12 muaj burg. Gjyqtari e ka cilёsuar atё si ‘njeri tё keq dhe tё pashpirt’.