Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 13:51

Nё Angli dёnohet me 10 muaj burg edukatorja qё ushqente fёmijёt me dhunё nёn presionin e goditjeve nё kokё.

Ajo ёshtё Clare Cartwright, 32-vjeçe, e cila e humbiste shumё shpejt durimin me fёmijёt e foshnjores sё saj, nga mosha 1 deri nё 3 vjeç. Megjithёse edhe vetё ishte nёnё, ajo ka varur me kokё poshtё njё vajzё 3-vjeçare duke ja futur kokёn nё ujё, vetёm e vetёm qё ajo tё hante.

Ajo u deklarua fajtore ndaj katёr rasteve pёr mizori ndaj fёmijёve. Akuzat ndaj saj rёndonin pёr raste si: njё fёmije ia kishte pёrplasur kokёn nё mur nga qё nuk kishte ngrёnё dhe mbas kёsaj ia kishte mbushur gojёn aq shumё sa gati ishte mbytur. Nё njё rast tjetёr ka qёnё prezent vetё prindi, i cili e ka gjetur fёmijёn 1 vjeç e gjysёm me gojёn aq plot saqё nuk merrte dot frymё. Vajza e vogёl si ka parё nёnёn e saj e ka nxjerrё ushqimin nga goja dhe ka filluar tё qajё. Dhe ndёrkohё Clare e ka qortuar “Ah ti vajzё e llastuar! Duhej ta kishe gёlltitur!”

Biznesi i saj qё zgjati nga shtatori 2007 deri nёntor 2009, u mbyll mbas gjithё ankesave qё patёn prindёrit pёr tё.

Njёri prej fёmijёve tё kopёshtit tё saj vazhdon tё ketё ende probleme me gjumin dhe ushqimin. Sa herё qё me prindёrit i rastis tё kalojnё nga kёndi ku ka qёnё kopёshti, ai stresohet dhe bёhet histerik.

Kjo ёshtё diçka shumё e dhimbshme. Tё shkretёt fёmijё!