Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 11:58

Biondina 25-vjeçare qё do tё martohej me 85-vjeçarin, bosin e revistёs PlayBoy, vetёm kur anuloi gjithçka 4 ditё pёrpara dasmёs!

Nё njё intervistё tё dhёnё pёr “America’s Entertainment Tonight” ajo me sy tё pёrlotur ka thёnё:

“Unё nuk isha gruaja e vetme nё jetёn e Hefit. Nё zemrёn time nuk gjeja rehat me kёtё gjё dhe martesa mё dukej gjёja mё e vёshtirё. Pёr mua martesa ёshtё diçka qё lidh vetёm dy persona. Marrёdhёnia jonё nuk ishte e tillё.”

Hefner prej kohёsh njihet pёr jetёn e tij private me shumё femra, qё mesa duket nuk ka ndёr mёnd tё ndryshojё stil.

Crystal, pёr vendimin e saj tё papritur fajёson stresin qё po pёrjetonte. Njё jetё qё sipas saj ishte e padurueshme, ku çdo gjё e bёje nё prani tё kamerave dhe avokatёve, ku pёr çdo gjё qё do tё bёje do tё duhej tё firmosje kontratё ligjore.

“Çdo gjё ndodhi shumё shpejtё! Hef mё kёrkoi tё martohesha me tё, pёrballё tre kamerave dhe njё fotografi…”

Ajo shprehet se ndihet keq qё i ka zhgёnjyer shumё njerёz por e kishte tё pamundur tё bёnte njё jetё tё tillё. Crystal e di shumё mirё qё kjo prishje martese asaj do t’i kushtojё shumё, por siç tha edhe ajo nё intervistё… “Kuptova qё paraja nuk ёshtё gjithçka!’.

Hugh Hefner i kishte premtuar Crystalit, pёrpara se ajo ta braktiste, qё do ta nxirrte nё kopertinёn e revistёs sё korrikut duke e prezantuar me titrat: “Ju prezantojmё Zonjёn Crystal Hefner”. Ndёrkohё i gjithё stafi i revistёs PlayBoy ёshtё angazhuar nё ngjitjen e njё pulle shumё domethёnёse mbi kopertinёn e revistёs sё muajit Korrik, qё tashmё ёshtё gati.

Njё pullё e kuqe rrumbullake mbi revistёn PlayBoy, thekson: “Mbathja vrapit nuse!”