|
|
e Shtunë, 11 Gusht 2012 10:30 Tom Cruise dhe Katie Holmes edhe pas ndarjes flasin akoma dhe mesa duket po përpiqen të mbajnë një marrëdhënie mjaft civile për shkak të vajzës së tyre Suri.
Lajmi konfirmohet nga një burim i afërt i çiftit për revistën “People”. “Të dy janë të interesuar të bëjnë gjithçka që është më e mirë për Surin”, thotë burimi.
Kjo do të thotë që të dy duhet të heqin dorë nga stuhia midis tyre dhe të bëjnë një ndryshim të vogël. Suri, e cila deri vonë ishte mësuar të jetonte bashkë me prindërit e saj, kalon pjesën më të madhe të kohës me të ëmën, që ka mbajtur kujdestarinë primare të vajzës.
Suri do ta kalojë pjesën më të madhe të kohës me Katie në një apartament në New York, ndërkohë që do të mungojnë udhëtimet treshe me babain në DisneyLand. Në shtator gjërat do të ndryshojnë për vogëlushen sepse ajo do të fillojë shkollën private në zemër të Manhattan-it.
Më parë për Surin ishte menduar të ndiqte mësimet private në shtëpi me një mësues privat, gjë për të cilën Katie nuk ka qenë asnjëherë dakort. Tashmë mbas divorcit ajo mund t’ia krijojë këtë mundësi vajzës së saj që të ndajë të njëjtat banka shkolle ashtu si fëmijët e tjerë.
