Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 16:15

Ndonëse kemi dëgjuar shpesh se ka një raport shumë të afërt me familjen, Cozman nuk ka folur asnjëherë për ta, e aq më pak të publikojë foto. Porkëtë herë reperi i “Babastars” na ka prezantuar familjen e tij për herë të parë.

Cozman ka kaluar disa ditë pushimesh me familjen e tij, por ajo që ka rënë më së shumti në sy është mungesa e Tunës. Në foton në fjalë shihen të afërmit e tij, të cilët janë në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër e familjes besohet se është në Londër.

Cozman shoqërohet edhe nga vëllai i tij Ymeri, i cili është biznesmen dhe pronar i një kompanie sigurimit, e nuk mungojnë bashkëshortja e vëllait, nipërit dhembesat. Mungesa e Tunës është ende e paqartë, megjithatë reperi duket i lumtur edhe pa të.

Muaj më parë mediat kanë raportuar se Tuna është prezantuar me familjen e Cozman, por sipas thashethemeve, këngëtarja nuk është shumë e mirëpritur në familjen e tij