Lajme Shqip Sunday, 21 April 2013 12:08

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “GLAAD Media Awards” e cila është mbajtur në Los Angeles, ka marrë pjesë edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton.

Ish presidenti, ka kaluar një kohë të gjatë duke folur me bukuroshen jug afrikane Charlize Theron, e cila ka mahnitur të gjithë në këtë mbrëmje me grimin e saj shumë modest por të një “zonje të vërtetë”, shkruan Daily Mail.

Ndërkohë nga një fotografi që është publikuar, shihet se Charlize ka marrë kapelën e ish presidentit Clinton për t’u fotografuar me të.

Në këtë ceremoni, ishte prezente edhe vajza e ish presidentit amerikan, Chelsea Clinton.

Ish presidenti amerikan, është nderuar me çmimin “Avokati i Ndryshimeve”.