Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 15:13

Një set fotosh artistike që këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka realizuar këto ditë me të brendshme të zeza, ka krijuar idenë se ajo e ka bërë më në fund ndërhyrjen e paralajmëruar për zvogëlimin e masës së gjoksit.

 Por e pyetur nga gazeta “Panorama”, ajo ka sqaruar se imazhi i gjoksit të zvogëluar është në sajë të modelit të sutjenave, pasi në të vërtetë ajo ka ende gjoksin që ka pasur.

“Nuk e kam bërë ndërhyrjen për ta zvogëluar, pasi nuk ndihem ende gati për të hequr dorë nga gjoksi im i madh”, është shprehur ajo. Megjithatë, sërish ia ka dalë të tërheqë vëmendjen pasi, përveç ndryshimit të ngjyrës së flokëve, duke na u shfaqur si bionde në ekstrem, Çiljeta ka testuar shijen e publikut me këto foto, nëse do e pëlqejnë më shumë me gjoks normal apo jo.