Lajme Shqip Wednesday, 24 April 2013 17:38

“Gansta Love” quhet kënga dhe videoklipi më i ri i duetit Çiljeta Xhilaga dhe Noizy, të cilët me padurim presin plasimin e këtij projekti. Sipas Çiljetës, kjo këngë është punuar me mjaftë përkushtim dhe mjeshtri nga Noizy dhe Flori Mumajesi prej të cilit projekt ata presin mjaftë suksese.

Kënga në fjalë flet për historinë e dy të rinjëve problematikë që konsiderohen si gangsterët më të mëdhenjë të kohës të cilët bien në dashuri. “Presim me padurim projektin të cilin do ta sjellim bashkë me Noizyn. Është një këngë që kam përshtypjen se do t’iu pëlqejë të gjithëve. Pra tani së shpejti pritet plasimi i këngës dhe i videoklipit” ka thënë ajo, në një deklaratë që e transmetojnë mediat shqiptare. 

Çiljeta edhe pas lindjes nuk ka dashur të bëjë pauzë në karrierën e saj muzikore. Ajo është e lidhur me këngën dhe angazhimi në këtë profesion nuk do ti pengoj ta rrisë djalin e saj Fernandon i cili erdhi në jetë rreth dy mauj më parë.