Lajme Shqip Friday, 05 April 2013 09:49

Dukesha e Kembrixhit, Kate, ka zbuluar se ajo dhe Princi William, kanë bërë gati një listë me emra për fëmijën e tyre, qoftë femër apo mashkull.

Kate është hapur për herë të parë duke folur për shtatëzaninë e saj, gjatë një vizite që i ka bërë qendrës së qytetit të Glasgout, shkruan portali anglez, Express.

“Kemi një listë me emra për të dy gjinitë por është shumë e vështirë. Gjithashtu edhe shoqëria jonë është shumë aktive me propozime për emra”, ka thënë Kate e cila është në muajin e gjashtë të shtatëzanisë.